Rama: kam menduar që e kisha parë më të keqen në administratë, por kur pashë...

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se është i befasuar nga niveli i sekretarive të universiteteve.

Në fjalën e tij në një takim të organizuar në Universitetin e Arteve, me rastin e hapjes së thirrjes IV për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, kryeministri tha se “kam menduar që e kisha parë më të keqen në administratë, se ju keni fatin të shikoni anën e mrekullueshme, unë anën e mrekullueshme nuk e kam parë akoma. Sinqerisht me sekretaritë e universiteteve ju qofshi edhe ju paçi gjithë durimin për t’u përballur”.

“Ç’më kanë parë sytë e dëgjuar veshët nga konfuzioni, shpjegimet kontradiktore, nga përgjigjet pa asnjë përgjegjësi nga sorollatjet e qindra njerëzve që kanë kontaktuar me mua direkt , studentë e studente. Përgjigje pa lidhje fare me atë se çfarë ne kemi vendosur, pa lidhje fare me çfarë duhet të bëjnë akoma, u thonë s’na ka sjellë bashkia letrën e bursës, që bashkitë nuk kanë punë fare me këtë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se “më mirë që studentët nuk zhvillojnë praktika pune në sekretariate, sepse nuk do të përmirësoheshin në punën e tyre”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet