Raport: Shqipëria, një i vdekur në ditë nga aksidentet

Sipas një raporti të zhvilluar nga organizata jo qeveritare në vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik kanë numrin më të lartë të viktimave nga aksidentet rrugore në Europë. Sipas të dhënave statistikore, Shqipëria renditet në vendin e katërt për numrin e lartë të aksidenteve. Rrugët e Shqipërisë konsiderohen ndër më vdekjeprurëset me 20.4 viktima për 100 mijë banorë. Vendin e parë e mban Kazakistani me 24.2 viktima. Në të dytin, renditet Kirgistani me 22 viktima dhe në të tretin Rusia me 20.8 viktima. Aksidentet rrugore shkaktojnë thuajse një viktimë çdo ditë në Shqipëri dhe kanë marrë mbi 26 mijë jetë njerëzish në periudhën postkomuniste. Sipas raportit ne konsiderohemi si një ndër vendet më të rrezikuara si pasojë e shifrave të ndodhura ndër vite, por edhe bilanceve aktuale ku çdo ditë ka persona të vdekur si pasojë e aksidenteve. Mendohet se shkak i këtyre aksidenteve fatale janë rrugët tona, të cilat nuk kanë sinjalistikën dhe kushtet e duhura infrastrukturore.Papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve është gjithashtu një tjetër shkak i burimit të aksidenteve. Me gjithë ndryshimet e bëra në kodin rrugor dhe masat e marra për penalizim të drejtuesve të mjeteve, sërisht rastet tregojnë për shifra në rritje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet