Raporti i Prokurorisë: Vlora qyteti më i kriminalizuar në Shqipëri

Prokuroria e përgjithshme ka dorëzuar në Kuvend hartën e kriminalitetit 2016 në Shqipëri. Vlora dhe Dibra janë dy polet e kundërta të grafikut. Vlora për numrin më të lartë të kriminalitetit, Dibra për numrin më të ulët të saj. Por për çdo 100.000 banorë koeficienti i kriminalitetit për proçedimet penale të regjistruara janë 1088, një ulje kjo me vitin 2015, ku ishte 1122 banorë. Në Dibër dhe Mat për 2016 ishte 542: Berat 724: Durrës dhe Krujë 1036: Elbasan 797: Fier dhe Lushnje 867: Korçë dhe Pogradec 878: Kukës dhe Tropojë 1009, Lezhë dhe Kubin 1154: Shkodër dhe Pukë 1154: Tiranë e Kavajë 1251: Gjirokastër dhe Përmet 1507: Vlorë e Sarandë 1711, dhe ky është niveli më i lartë i kriminalitetit në të gjitha qytetet e tjera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet