Reagojnë partnerët e huaj, ndal dhunës!

Krerët e institucioneve shqiptare por edhe atyre të huaja në vendin tonë, kanë reaguar duke dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestës së opozitës. Përmes mesazheve të tyre në rrjetet sociale, ata kërkojnë distancim të palëve dhe vetëpërmbajtje. Nuk kanë munguar reagimet si nga politika shqiptare por edhe nga ndërkombëtarët për të ndalur aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar. Ashpër ka reaguar edhe ambasada Amerikane në Tiranë ku përmes një mesazhi shprehet se “Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”.përfundon reagimin e saj ambasada e SHBA-ve .Thirrje për evitimin e tensioneve dhe dhunës vijnë edhe nga prezenca e OSBE në Tiranë “Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”, deklaron OSBE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet