Reforma e teksteve shkollore, 'liçensë' dhe për mësuesit

Çdo mësues do të ketë kartë kreditesh. 'Liçenca' për të mbajtur vendin e punës, thotë Rama

TIRANE - Ministria e arsimit do të testojë 36 mijë mësues që punojnë në arsimin parauniversitar. Skema e re fillon brenda këtij viti. Ndryshimi i disa teksteve shkollore dhe testet janë risi e këtij viti. "Liçensë që do t'i mbajë mësuesit në punë" e ka quajtur Kryeministri Rama, këtë sistem krediti. Mësuesit nuk do të testojnë vetëm dijet, por dhe mirëmenaxhimin e situatave të ndryshme në klasë. Një prej risive të teksteve shkollore është dhe fakti se fëmija i tretë nuk do të paguajë librat shkollorë. Këtë vit janë hequr nga sistemi 600 tekste të padobishme, mes tyre 120 me probleme serioze. Tekstet janë ndryshuar, këtë vit për klasën e parë dhe të gjashtë, ndërsa në vitet e tjera do të ndryshojnë për të gjitha klasat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. turi  e Premte 11 Shtator, 2015

    te gjithe mesuesit jane militante partie nese jo e kane ble venin e punes