Reformimi i drejtësisë, në fokus edhe mbrojtja e dëshmitarëve

Në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë, një vëmendje e veçantë po i kushtohet nga institucionet ligjzbatuese edhe mbrojtjes së dëshmitarëve, apo të të penduarve të drejtësisë. Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, njëherësh anëtare e Komisionit parlamentar të Sigurisë, deklaroi se pavarësisht punës voluminoze të kryer në 15 vite në këtë drejtim, ka ende nevojë për përforcimin e kapaciteteve, në mënyrë që të forcohet edhe më shumë një prej hallkave më të rëndësishme në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar.

“Puna me dëshmitarët dhe të penduarit e drejtësisë është thelbësore për hetimin e krimit të organizuar, grupeve të strukturuara kriminale dhe për më tepër po të mbash parasysh dimensionin transnacional të krimit. Së bashku me kolegë të Komisionit të Sigurisë vizituam Drejtorinë që ofron dhe zbaton programet e mbrojtjes për dëshmitarë dhe të penduar të drejtësisë. Një rast i mirë për të folur midis nesh, për të kuptuar trendin e një pune që zhvillohet prej 15 vitesh në Shqipëri dhe nevojat për kapacitete njerëzore dhe materiale të tjera në funksion të një veprimtarie që zhvillohet larg syve të publikut, por me aq vlerë për drejtësinë!” shprehet Felaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet