Refugjatët, 1198 minorenë shqiptarë të pashoqëruar kërkojnë status në Itali. Gjebrea, kemi plan emergjence

Ministria e Punëve të Brendshme, gati draft - planin e emergjencës për të miturit e pashoqëruar në vendet jashtë shqipërisë. Do t'u jepet drejtuesve në nivel qëndror dhe lokal

TIRANË - Nga 8442 minorenë që shkojnë të pashoqëruar e të regjistruar në territorin italian, 1198 janë me kombësi shqiptare. Shifra është publikuar në Raportin e Ministrisë italiane të Punës e çështjeve Sociale. Sipas konventës botërore të të Drejtave të Fëmijëve, minorenët e pashoqëruar marrin menjëherë statusin e refugjatit. Kjo është arsyeja pse Ministria e Punëve të Brendshme ka gati draft - planin e emergjencës për të miturit e pashoqëruar në vendet jashtë shqipërisë. Zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, tha se në Bashkimin Europian, në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar 91 raste të migracionit të të miturve të pashoqëruar në vendet e BE-së, 76 prej rasteve po trajtohen nga Shërbimi Social dhe 15 të tjerë janë në proçes vlerësimi. Ministria e Brendshme po punon intensivisht me ekspertët e saj për të hartuar sa më shpejt një një draft-plan emergjence për të miturit që kthehen nga vendet ku kane qenë të pashoqëruar. Ky draft-plan do të jetë një udhërrëfyes i rëndësishëm për drejtuesit lokale e qendrore për të eliminuar këtë fenomen. Komisioni europian e ka vendosur shqipërinë në listën e vendeve të sigurta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet