Reshje dëbore në Kukës, ja situata aktuale

Që në orët e para të mëngjesit qyteti i Kukësit është pushtuar nga reshjet e dëborës. Trashësia e saj ka arritur nga 4 cm deri në 30 cm në rajonin e Valbonës e Q.Shllakut. Temperaturat kanë arritur deri në vlerat minus. Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Janë vënë në punë 26 borëpastruese për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore. Pa energji elektrike Bashkia Kukës: Nj.A Malzi, Shishtavec, Bushtricë, Ujmisht, Grykë-Çaj. Bashkia Tropojë: Nj.A Margegaj, Tropojë e Vjetër, Llugaj, Lekbibaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet