Reshjet e dëborës, akset ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

5 Janari do të mbahet mend si dita më e ftohtë e këtij dimri. Sinoptikanët thonë se termometri ka zbritur në -14 gradë Celsius në zona të veçanta.

Ngricat në rrugë kanë bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve. Në rajonin verior Shkodër, nuk ka pasur reshje gjate natës, po ka pasur temperatura shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz, Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme. Pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër – Hani i Hotit – Tamarë. Lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.

Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli – Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë. Në Rajonin qendror Tiranë: Në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora. Në të gjitha akset kalohet pa zinxhir.

Në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë. Në aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin. Në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është punuar për pastrimin dhe qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Është punuar në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e akseve. Aksi kryesor Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir. Korçë-Voskopojë qarkullohet pa zinxhir.

Qarkullimi kryhet me zinxhir në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e këtyre akseve dhe trajtimin e tyre me kripë. Me zinxhir qarkullohet në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac. Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit. Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin Tepelenë-Dorez-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet