Reshjet e dëborës bllokojnë rrugët

Reshjet e dëborës janë rikthyer në vendin tonë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar po vazhdon punën për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore. ARRSH sqaron se në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës, në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit). Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit). Vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori. Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku ka probleme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet