Revolta e studentes ndaj ministres Nikolla

Ngjarja e ndodhur dje gjatë një organizimi në kuadrin e përmirsimit të sistemit universitar u kthye në një show të vërtetë mediatik ku protagoniste u bë Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla. Një studente nga Fieri mori përsipër që publikisht ti hidhte salcë mbi kokë Ministres. Kjo nuk ishte vetëm revolta personale e kësaj studenteje, por ishte bashkim i të gjithë atyre të cilëve u janë mohuar të drejtat nga sistemi arsimor në vendin tonë. Ministria Nikolla nuk e priste këtë ngjarje, ajo ishte ulur e qetë në vendin e saj në momentin kur studentja Mirela Ruko e shoqëruar nga një kamera që filmonte ngjarjen, u drejtua tek Ministria dhe e spërkati atë ne salcë. Pas ngjarjes studentja u shoqërua në polici, ndërkohë që studentët e tjerë protestuan për lirimin e saj. Pas ngjarjes së Kryeministrit Rama të cilin studentët e qëlluan me vezë ishte rradha e Nikollës për një tjetër akt revolte. Mirela Ruko ishte një studente e cila kishte sakrifikuar për të mbaruar tre vitet e para të Universitetit. Ajo si shumë studentë të tjerë, nga pamundësia ekonomike nuk e ka të mundur vazhdimin e studimeve Master.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet