Vezë ndaj ministrit të Shëndetsisë

Pas Ministres Nikolla e cila u spërkat me salcë, radhën e ka pasur Ministri Beqaj I cili është sulmuar nga një grup të rinjsh të cilët protestuan mëngjesin e sotëm para Ministrisë së Shëndetësisë duke qëlluar me vezë e ilaçe automjetin e Ministrit. U bë e ditur se të rinjtë janë përfaqësues të PD-së dhe se e nisën protestën e tyre me një pankartë në dorë ku shkruhej me të mëdha “Nuk kalon, suksese në jetë”. Të rinjtë janë penguar nga polica e cila është detyruar të ndërhyjë. Protesta e të rinjve ishte pasojë e publikimit të një audio përgjimi ku ministri i Shëndetësisë komunikon me Çlirim Hajdarmataj, Kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës dhe i kërkon përse nuk ka qenë në takimin partiak.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet