Rifillon dëbora, bllokohen rrugët

Të gjitha akset rrugore të vendi janë të kalueshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdon punën për monitorimin e rrugëve dhe ndërhyrjet për pastrimin e tyre nga reshjet e dëborës nisur orët e fundit. Reshje e borës kanë prekur gjithë vendin si ne Jug dhe në veri duke sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjithë kontraktorët kanë qenë dhe janë në gatishmëri, sepse sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se në Rajonin Jugor, Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve. Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Ndërsa në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në K/Boboshticë-Dardhë-Voskop-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit. Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët: Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.Kryqëzim Domaj-Draj Reç,Trebisht-Doganë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para te mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet