Rikthehen temperaturat e larta

Ditët e freskëta mbaruan. Zini një vend nën çadër sepse po vjen i nxehti afrikan. I nxehti do të kthehet sidomos në pjesën jugore të europës, ndërsa temperaturat e larta u rikthyen në Spanjë, Itali dhe shumë shpejt Shqipëri. Pavarësisht motit të nxehtë, temperaturat deri në fund të korrikut nuk pritet të jenë aq ekstreme sa ditët e fillimit të muajit. Gjatë kësaj jave deri më 23 korrik, moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira kalimtare, ndërsa në zonat veriore dhe lindore do të preken nga shira të pakët. Rritja e temperaturave pritet të vijë nga e mërkura në ditët e ardhsme. Vlerat maksimale do të jenë deri më 35 gradë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet