Rikthehet në Kuvend Armando Prenga

Gjykata e lartë ka ndryshuar masën e sigurisë së deputetit socialist, Armando Prenga, me detyrim paraqitje. Tre ditë pas këtij vendimi Prenga morri pjesë në mbledhjen e komisionit ku u zhvillua një seancë dëgjimore me ministren Mimi Kodheli. Sipas avokatit Maksim Haxhia pas ndryshimit së masës së sigurisë Prenga është i lirë të shkojë në parlament. Deputeti Armando Prenga akuzohet nga prokuroria për tre akuza armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje për jetën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet