Rindërtimi i objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti, caktohen njësitë zbatuese në 11 bashki

Këshilli i Ministrave caktoi njësitë zbatuese për projektimin, rindërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti në bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Qeveria caktoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese për projektimin, rindërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti në bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Po ashtu, vendimi caktoi Bashkinë Tiranë si njësi zbatuese për projektimin, rindërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore në territorin e kësaj bashkie. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë. /ATSH

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet