Rrahja e biznesmenit në Rinas, banorët e Lalëzit: po na përdorin

Banorët e fshatit Shën Pjetër të Gjirit të Lalëzit, kanëmohuar përfshirjen e tyre në rrahjen e biznesmenit Fadi Mitri. Ata shprehen se po përdoren për të mbuluar një vepër të dikujt tjetër. Sipas tyre, nuk i lidh më asgjë me investitorin e dhunuar në rrugën e Rinasit. Sipas policisë, pista kryesore e dhunimit të biznesmenit, ka lidhje me investimin që ky i fundit kërkon të bëjë në zonën e Lalëzit. Bëhet fjalë për një kompleks turistik me vlerë 180 milion euro, në një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katrorë. Që nga 2011, kur është rrethuar kjo sipërfaqe, banorët e zonës kanë protestuar fuqishëm, ndërkohë ende nuk është kryer asnjë punim që nga ajo kohë. Që prej 5 vitesh, kjo sipërfaqe ruhett 24 orë nga punonjës sigurie dhe asnjë prej banorëve nuk mund të futet brenda.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet