Rregulli i ri për lëvizjet, aplikimet vetëm online

Akti i ri normativ shtrëngon akoma më shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Tashmë nevojitet një aplikim online në e-albania.al i cili duket se është aktiv vetëm ditën e hënë. Të moshuarit nuk do të mund të dalin, ndërsa pjesa tjetër do të mund të aplikojë vetëm online ose me sms.

Bizneset nuk do të lejohen të hapen, në rrugë do të jenë aktiv vetëm policia dhe ushtria, se bashku me personelin mjekësor. Ndërkohë ka shkruar në 10 numri i viktimave të prekur me koronavirus. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në Spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i sëmurë prej 10 ditësh dhe 4 ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar.

Viktimat me koronavirus në Shqipëri

11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi

18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja

22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova

23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja

24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana

25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana

26 mars ndërroi jetë një 85-vjeçare nga Tirana

27 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Fieri

27 mars (e premte në mbrëmje) ndërroi jetë një 72-vjeçare nga Vlora

28 mars ndërroi jetë 6-7 vjeçari nga Tirana

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet