Rrëmben dhe përdhunon ish gruan, arrestohet i riu në Itali

Një 30 vjeçar shqiptar kishte rrëmbyer ish gruan e tij italiane dhe e kishte përdhunuar për tre ditë më radhë brenda një shtëpie, në Sienna. Mediat thanë se e kishte përndjekur duke e dhunuar psikologjikisht 28 vjeçaren italiane. Gjatë lëvizjes së tyre në Castel Romano, gruaja u hodh nga makina edhe pse ishte në lëvizje. Më pas 30 vjeçari vazhdoi ta dhunonte gruan në rrugë dhe kjo gjë solli tërheqjen e vëmendjes së kalimtarëve të cilët lajmëruan policinë. Dhunuesi arriti të largohej dhe është kapur më pas falë regjistrimeve të kamerës së sigurisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet