Rrëzimi i avionit në Ishëm, piloti italian bashkëpunon me drejtësinë shqiptare

Piloti italian i avionit të rrëzuar në Ishëm, Guido Andrea Guidi, është lënë i lirë nga Prokuroria, pasi kjo e fundit i ka sekuestruar pasaportën. Ai po hetohet për ‘shkelje të rregullave të fluturimit ndërkombëtar’ dhe ‘kalim i paligjshëm i kufirit’. Piloti 69 vjeçar është vendosur në një vend të sigurt në Tiranë, ku është marrë në ruajtje 24 orë. Guidi është liruar për shkak të moshës së tij, ndërkohë mësohet se nga Prokuroria i është ofruar marrëveshja e bashkëpunimit, në formën e të penduarit. Marrëveshja nuk është nënshkruar ende, për shkak se përkthyesi zyrtar nuk është paraqitur ende.

Në dëshminë e tij përpara prokurorëve, Guidi ka pranuar se ka ardhur në Shqipëri për çështje droge. Ai ka thënë se në Milano një shtetas italian, i njohur i ti, e ka prezantuar me një emigrant shqiptar. Piloti pretendon se ka marrë porosi për transportim lëndësh narkotike, ku për çdo rrugë do të merrte 20 mijë euro. Piloti pranoi se në dy rastet që ka ardhur në Shqipëri, është pritur nga persona të ndryshëm që nuk i njihte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet