Rriten pensionet, ja skemat e reja të përfitimit

Një lajm i mirë për të gjithë pensionistët, në ditët në vijim ato do të kompesohen plotësisht për energjinë elekrike që konsumojnë. Një tjetër kategori që perfiton është edhe ajo e të përndjekurve që jetojnë akoma. Rritja e pensioneve me 3 % është një tjetër arritje e qeverisë e cila do të vijë në ndihmë të moshuarve. Të gjitha këto të dhëna u bënë publike gjatë ditës së djeshme në Komisionin e Shëndetsisë nga Ministri Blendi Klosi. Në vitin që vjen do të ketë indeksim të pensioneve dhe shtesa është parashikuar të jetë 3 %. Reth 640 mijë pensionistë do të përfitojnë nga kjo rritje e cila nuk është shumë e lartë, por konsiderohet një hap pozitiv. Të përndjekurit që jetojnë akoma do të kompesohen në vlerën 100 % për 7 muajt në vijim. Ky ka qënë një zotim i përsitur i Ministrit Klosi i cili ka theksuar se këto shtresa do të kenë më shumë përkrahje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet