Rritet numri i divorceve në Tiranë për 8 mujorin e parë të vitit

Gjykata e Tiranës ka bërë pubik numrin e divorceve gjatë 8 mujorit të parë të 2016ës. Sipas të dhënave, rezulton se numri është rritur nga 882 kërkesa në 1424. Nga raporti mësohet se në 70 % të rasteve, janë gratë ato të cilat duan të divorcohen. Arsyet janë nga më të ndryshmet, që nga mungesa e komunikimit, dhuna në familje, alkooli, lojërat e fatit, e deri tek papunësia dhe gjëndja e vështirë ekonomike. Në seancën e parë, gjykata ofron mundësinë e pajtimit dhe nëse dështon, atëhere vazhdon me procedurat. Pjesë e procesit të ndarjes është edhe ndarja e pasurisë apo kujdestaria e fëmijëve. Këto procese zgjasin shumë, për shkak të mosparaqitjes së njërës palë apo tjetrës në gjyq.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet