Rritet numri i zjarrëfikësave. Vitin tjetër, 403 punonjës më shumë. Paguhen nga bashkitë

TIRANË - Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri do të organizohet në nivel qëndror dhe vendor. Si ? Drejtoria e përgjithshme e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (MZSH), në Ministrinë e brendshme, përfaqëson nivelin qendror, ndërsa stacioni i shërbimit të MZSHsë në bashki, përfaqëson nivelin vendor të tij. Qeveria ka gati projektligjin ''për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin'' i cili është depozituar për miratim në Parlament. Orientimi i politikave do të bëhet nga Ministri, ndërsa menaxhimi i tyre në terren është detyrë e Vendorit. Çdo qender banimi, me nga 1500 - 2000 banorë, do të ketë stacionet e gatishmërisë së përhershme të shërbimit dhe çdo stacion i MZSHsë, me jo më pak se 14 zjarrfikës të trajnuar. Për vitin 2016 janë të punësuar 739 vende pune si zjarrëfikës, në 38 bashki. Këtij numri i shtohen dhe 23 bashki të tjera me 403 zjarrëfikës shtesë, që do të paguhen nga bashkitë. Për tre vjet, shërbimi kundër zjarrit, duhet të ketë fytyrën e re, sipas parashikimeve të qeverisë, e cila do të akordojë fonde për to çdo vit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Billy Shira   e Premte 11 Dhjetor, 2015

    Sa me shume ore Se do digjen shtepite prej betoni...10.000 vende pune..haaaa