Rruga Tiranë-Elbasan do të vijojë të jetë e bllokuar

Ditën e djeshme një masiv shkëmbor u shemb në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë fshtatit Mamël. Rruga është e bllokuar vetëm në aksin Elbasan-Tiranë, aty ku ka rënë edhe masivi shkëmbor, por automjetet janë urdhëruar të kalojnë nga rruga e vjetër e Qafë Krrabës. Ndërkohë autoritetet paralajmërojnë se për heqjen e masivit që është shembur duhet kohë. Për më tepër zona duhet të sigurohet që mos ketë përsëritje të kësaj situate. Ndaj procesi do të vijojë disa ditë. Kështu të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Elbasanit duhet të përdorin rrugën e vjetër nga Qafë Krraba ose nëpërmjet by-passit të Rrogozhinës. Lajmin e bëri të ditur drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, në një prenoncim për mediat. Qendro theksoi se situata vështirësohet edhe për shkak të reshjeve ndaj në ditët në vijim aksi do të jetë i bllokuar

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet