S’ka sekuestro për shtëpitë pa hipotekë

Nëse keni blerë një apartament i cili është ndërtuar pas vitit 2000 dhe akoma nuk e keni marrë hipoteken e pronës së blerë, pasi ndërtuesi i pallatit është në borxh me bankat, rrini të qete. Shtëpia juaj nuk do të sekuestrohet! Këtë gjë e bën publike udhëzimi i ri i Ministrit të Drejtësisë, Ylli Maniani. Në këtë udhëzim shprehet se qytetarët të cilët kanë blerë apartamente pa tapi , do të ruhen nga bankat dhe pronat e tyre nuk do të mund të sekuestrohen. Të gjithë ata pronarë që kanë të paktën një kontratë noteriale janë të mbrojtur nga bankat të cilat si pasoje e borxheve të ndërtuesit kishin filluar të vlerësonin mundësinë e sekuestros së pronave. Edhe në rastet kur prona ka bllokim, sekuestroja do të hiqet. I vetmi kusht që duhet të plotësojnë qytetarët është të kenë një kontratë noteriale e cila vërteton se është paguar të paktën një këst nga ana e tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet