Samit i ministrave të Brendshëm të BE mbi migracionin

Një samit i planifikuar në Maltë do të zhvillohet më 19 shtator, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për një mekanizëm të përkohshëm për të menaxhuar uljen e numrit të migrantëve në Mesdheun Qendror. ”Në samitin do të jenë të pranishëm ministrat e Brendshëm të Gjermanisë, Francës, Italisë, Maltës dhe Finlandës”, bëjnë të ditur burimet diplomatike europiane. Prej disa vitesh Bashkimi Europian ka bërë përpjekje për frenimin e fenomenit nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm, por pa sukses.

Disa aksione të ndërmarra nga ish-ministri i Brendshëm italian Salvini, kanë sjellë reagime të shumta të shoqatave humanitare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet