Sateliti publikon pamjet e para pas tërmetit, ja si u deformua sipërfaqja

Tërmeti ka deformuar sipërfaqen tokësore që ka goditur. Lajmin e dha Ansa e cila foli për të dhënat e satelitit Sentinel-1 të programit europian të Agjencisë europiane të hapësirës (ESA), i cili ka analizuar të dhënat. Harta e deformimit të tokës e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët Europian Sentinel, tregon deformimin e tokës, siç ka ndodhur në tërmetet vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana. Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhet e marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, dmth hartën e zhvendosjes së tokës. Kjo bazohet gjithashtu edhe tek sinjalet elektromagnetike të emetuara nga sateliti i pasqyruar nga sipërfaqja e tokës dhe e kapur nga sensori, i cili përfaqësohet në imazhin e marrë me cikle të ndryshme ngjyrash.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet