Sekretari belg i emigracionit: Shqipëria vend i sigurt, 8 vjet pezullim nga Schengeni për azilkërkuesit

Sekretari belg i emigracionit, Theo Francken, u ka bërë thirrje për herë të dytë shqiptarëve, se nuk kanë asnjë shans të përfitojnë azil në Belgjikë. Sipas tij, nëse rrezikojnë dhe zbulohen, ata do të dënohen me 8 vite pezullim nga zona Schengen. Për Francken ky veprim nuk ka kuptim, pasi Belgjika e konsideron Shqipërinë si vend të sigurt. Nga të dhënat, rezulton se numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë është ulur ndjeshëm. Vetëm gjatë vitit 2015, mësohet se autoritetet belge kanë kthyer më shumë se 1 mijë shqiptarë, ndërkohë që vazhdon kthimi i të tjerëve. Për sekretarin belg të emigracionit, vizat janë vetëm për ata që duan të bëjnë pushime apo të ndërtojnë biznes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet