Arrestohen trafikantët e drogës në Qafë-Thanë. 21 pako me cannabis sativa

Mes të arrestuarve edhe një shtetase bullgare

Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike". Sekuestrohen 21 pako me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë një shtetase bullgare transportuese e lëndës, si edhe shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë të dyshuar të saj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases: M. K , 28 vjeçe, banuese në Pazarxhik Pllavdiv- Bullgari. Më datë 05.04.2017, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip "Mercedes-Benz" me targa BL987TS.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 21 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu në vijim të hetimeve policore lidhur me këtë ngjarje u bë shpallja në kërkim policor e shtetasve : K.N, 42 vjeç, dhe S.N, 54 vjeç (vëllezër, të dy banues në Sarandë), pasi dyshohet se këta shtetas i kanë dhënë në përdorim mjetin tip “Benz” me targa BL 987 TS, me të cilin u kap shtetasja bullgare.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan: 21 pako me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, një mjet tip “Benz” me targa BL 987 TS, njl shumë prej 70 Eurosh dhe 1 aparat celular.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet