Sekuestrohen 3,8 milionë Euro nga akvitetet kriminale
Priten valë arrestimesh

Janë 178 raste të dyshimta vetëm në 6 muajt e parë të 2017 të cilat u dërguan në Prokurori, nga Drejtoria e përgjithshme për pastrimin e parave. Për 31 prej tyre është vendosur një masë sekuestroje, me vlerë 3,8 milionë Euro. Në krahasim me një vit më parë shuma e sekuestruar në 6 mujorin e fundit të 2016tës ishte 29 milionë Euro, të ardhura që dyshoheshin se vinin nga aktivitetet kriminale.

Kryeministri Rama kishte deklaruar dy ditë më parë, gjatë një mbledhjeje të Task-forces se kishte ardhur koha që Policia të përgatitet për një operacion të madh kombëtar kontrolli, për elementët me rekorde kriminale në mbarë vendin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet