Sëmundja e gjedhit, situata është nën kontroll

Ministria e Bujqësisë e ka nën kontroll të plotë situatën e semundjeve të gjedhit qe preku në fillim të muajit gusht blegtorinë në disa zona të vendit. Edi Ferro, drejtor i Veterinarisë në ministrinë së Bujqësisë, shprehet për median se, javën që vjen pritet të rishikohet urdhri për lejimin e therrjes së vicave nga ferma në thertore. Ndersa do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi urdhri për bllokimin e tregut të kafshëve të gjalla, deri në një fazë të dytë. “Tregjet që plotësojnë kushtet higjenike do të hapen”, tha ai. Sipas tij, fermerët e dëmtuar do të kompensohen me gjedhë dhe jo financiarish, dhe për këtë duhet të presin deri në vënien e sëmundjes nën kontroll të plotë. Ferro tha se masat e Ministrisë së Bujqësisë rezultuan të suksesshme për neutralizimin e semundjes ne blegtori.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet