Senati i Universitetit të Tiranës kërkon lirimin e godinës

Senati i Universitetit të Tiranës është mbledhur sot duke kërkuar lirimin e godinës së Fakultetit të Drejtësisë nga individë të cilat janë të ngujuar brenda saj.

Në mbledhjen e sotme, Senati ka votuar pro dhe asnjë kundër për lirimin e menjëhershëm të hapësirave të Drejtësisë nga individë të paautorizuar dhe që nuk janë studentë të këtij Fakulteti.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha deklaroi sot për mediet pas përfundimit të mbledhjes se “senati i UT votoi sot për lirimin e ambienteve në mënyrë që t’i kthehemi procesit mësimor në godinën e fakultetit”.

Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ka pranuar t’i përgjigjet interesit të medieve lidhur me këtë vendim të Senatit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet