Shahini kërkon shkarkimin e rektorit Koni, Meta: ''nuk përmbush kushtet''

Kërkesës për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni Meta iu përgjigj me një shkresë publike. Kreu i Shtetit ka rrëzuar propozimin e ministres Besa Shahini, duke dekretuar vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. “Presidenti i Republikës, vlerëson se në kushtet aktuale, bazuar në propozimin e bërë, marrja e një vendimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, do të cënonte rëndë dhe në tërësi, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike të vendosur dhe të mbrojtur nga Kushtetuta, por dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, pasi ushtrimi i kompetencave kontrolluese nga Ministri i Arsimit në këtë rast për gjithë sa u parashtrua më sipër nuk është kryer në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më 13 prill, ministrja e Arsimit i kërkoi presidentit Meta, shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Përmes një deklarate për mediat, ministrja Besa Shahini, bëri të ditur se institucioni që ajo drejton kishte vendosur pezullimin e Rektorit Koni, ndërsa tha se i është drejtuar me kërkesë kreut të shtetit për shkarkimin e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet