Shërbimet e inteligjencës flasin për spiunazh rus në administratë, Bendo: po monitorohen

Në raportin që u mbajt dje para deputetëve të Komisionit të sigurisë, kreu i SHISH Helidon Bendo kishte pranuar se influenca ruse në vend po rritjt nga viti në vit. Spiunët e saj janë kryesisht në institucionet e larta të vendit. Moska po bën ç'është e mundur për të ndërhyrë në punët e brendshme të shqipërisë. Sinjalet flasin për tentativa rekrutimesh në funksione të larta shtetërore, por dhe elementë të tjerë që duan destabilizim. Në këtë mënyrë rusët informohen mbi atë çfarë ndodh në vend. Kohët e fundit ka patur akuza të rënda për opozitën. Zërat e ish funksionarëvë të lartë të FBIsë amerikane kanë folur për lidhje të mundshme mes eksponentëve të lartë të PDsë dhe spiunazhit rus.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet