Shi dhe shtrëngata deri më 21 nëntor. Priten përmbytje

Moti i keq dhe shirat që rrezikojnë të vazhdojnë deri më datë 21 të këtij muaji, rrezikojnë të shkaktojë përmbytje. Ministria e infrastrukturës dhe energjisë (MIE) dhe institucionet e varësisë janë në gatishmëri të plotë. Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/24 orë) në pothuajse të gjithë territorin, gjatë natës së të mërkurës dhe gjithë ditën e enjte.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Në gatishmëri janë edhe Aviacioni Civil si dhe Portet detare të vendit, të cilat që gjatë ditës së sotme janë përballur me situata të vështira, për shkak të detit të trazuar dhe me shumë ballë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë fton qytetarët që për çdo rast rreziku apo vështirësie të njoftojnë përmes numrit unik të emergjencave 112, si dhe numrave përkatës të strukturat tona: OSHEE 04 227 41 41, ARRSH 067 39 82 866, DPSHTRR 068 80 15 833.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet