Shiu izolon sërish Obotin në Shkodër

Ministria e Mbrojtjes shpërndan ndihma për banorët

Reshjet e shiut rikthejnë përmbytjet në Obot dhe Djaç. Sipas ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira dhe shi të dendur. Reshjet e shiut kanë rënë në pjesën më të madhe të vendit, kanë qenë të herë pas hershme me intensitet deri të lartë, lokalisht shtrëngata dhe stuhi. Gjatë natës sasia më e madhe e reshjeve të shiut të rëna është në Lezhë, Shkodër dhe Tiranë, ndërsa në pjesën tjetër e vendit kanë rënë më pak. Sipas Emergjencës Civilie në Ministrinë e Mbrojtjes mësohet se në qarkun Shkodër, si pasojë e reshjeve të rëna janë ndodhur nën ujë një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës bujqësore dhe janë izoluar nga uji shumë banesa ku më i prekuri ka qenë fshati Obot, si dhe janë marrë masat për sigurimin e ushqimit për bagëtitë të këtyre zonave.

Janë siguruar dhe shpërndarë ndihmat si më poshtë: Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë shpërndarë 7 tonë koncentrat si dhe 11 ton bar i thatë. Në Njësinë Administrative Dajç janë shpërndarë 11 ton koncentrat për bagëti. Ndodhen të magazinuara 2 ton koncentrat për bagëti i cili do të shpërndahet sipas një grafiku të caktuar. Kjo sasi ushqimore për bagëti është siguruar nëpërmjet ndërmjetësimit të Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër me Ministrinë e Mbrojtjes (DPEC) Ministrinë e Bujqësisë dhe Donacioni i Dhomës së Tregtisë. Gjithashtu janë siguruar ndihma ushqimore për familjet e izoluara nga uji si më poshtë: Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit janë dërguar në Njësinë Administrative Ana e Malit 450 pako ushqimore dhe 180 pako me detergjent. Me fillimin e reshjeve situata është vështirësuar dhe niveli në Lumin Bunë në zonën e Dajçit ka arritur rreth 22 cm, duke e vështirësuar përsëri gjendjen në zonat e përmbytura. Aktualisht Forcat e Armatosura janë të pranishme ne zonat e prekura nga uji me efektivet dhe mjetet e batalionit të këmbësorisë së Shkodrës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet