Shkaqet dhe shifrat alarmante të aksidenteve në 7 vitet e fundit

Shifrat e viktimave të aksidenteve në Shqipëri në 7 vitet e fundit janë alarmante. Të dhënat u bënë publike në emisionin ‘Debati’ në Channel 1, të gazetarit Roland Qafoku, ku ishin të ftuar edhe tre drejtorë policie. Në disa nga fotot e publikuara gjatë emisionit, shihet papërgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve por edhe të qytetarëve, si dhe problemet me infrastrukturën rrugore. Vihet re në mënyrë massive qarkullimi pa skafandër i drejtuesve të motorrit, si dhe transportimi i objekteve të ndryshme, pa masa sigurie. Shkaqe të tjera për akisdente janë përdorimi i celularëve gjatë udhëtimit, apo kalimi në mënyrë massive i trafikndarëseve në autostrada. Burim për aksidente janë edhe gjëndjet e rënduara të rrugëve apo edhe mangësitë në pjesën teknike të mjeteve. Gjithashtu konstatohet edhe kalimi i karrocave me kuaj, nëpër ato segmente rrugore, të cilat e kanë të ndaluar me kod rrugor një gjë të tillë.

Ja shifrat

2009- 378 të vdekur
2010- 352 të vdekur
2011- 322 të vdekur
2012- 334 të vdekur
2013- 395 të vdekur
2014- 364 të vdekur
2015- 270 të vdekur

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet