Shkarkohet kryetari i gjykatës së Apelit në Sarandë, nuk justifikoi pasurinë

Është larguar nga sistemi i drejtësisë dhe kreu i gjykatës së Apelit në Sarandë, Alltun Çela. Seanca për të u mbajt më datë 4 Janar, por sot u bë publik vendimi nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa (Bungo). Sipas këtij vendimi dhe hetimeve të zhvilluara, Çela rezultoi me problem në të tre kriteret e vlerësimit të vetingut, ligjshmërinë e pasurisë, verifikimin etik dhe profesional. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Alltun Çela nuk justifikonte pasurinë pasi u gjet mospërputhje më deklaratat e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet