Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Durrës

Gjyqtarit i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, u shkarkua nga detyra, pas hetimit nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Sipas KPK, ai nuk ka qene bashkepunues me Komisionin. Nderkohe qe KPK duke iu referuar te dhenave nga ILDKP thekson se ai ka feshur pasurine. Trezhnjeva u mbrojt nga avokati Fatmir Braka, i cili kerkoi te caktohej nje grup ekspertimi per per te bere rivleresimin e pasurise se gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhena per pasurine nuk qendrojne, por kjo nuk u pranua. Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre nje kredi prej 50 mije euro, per te blere nje apartament ne Tirane, por ka mashtruar duke blere nje tjeter apartament ne Durres”- thuhet ne vleresimin e KPK. Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes ne nje shume te konsiderurshme te ardhurash, si dhe jane administruar 11 denoncime publike per gjyqtarin ne KPK.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet