Shkarkohet nga detyra kreu i UKTsë

Shkarkohet nga detyra kreu i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimve Tiranë, Neritan Gjojdeshi. Pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve për mbifaturimin e ujit të pijshëm, bordi i asamblesë së ujësjellës kanalizime të Tranës, zhvilloi një mbledhje emergjente ku u ngrit një komision i posaçëm për të shqyrtuar të gjitha rastet e e mbifaturimit të ujit të pijshëm në zonat ku janë hasur probleme. Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, Neritan Gjojdeshi dhe ka emëruar në këtë detyrë z. Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet