Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema

Kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema u shkarkua sot nga detyra, pasi nuk mundi të justifikojë pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e sotme të shpalljes së vendimit, trupa gjyqësore e drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Xhensila Pine vendosi shkarkimin e Kryetar të Gjykatës së Shkallës Parë Administrative, Vlorë, Astrit Shema.

Në seancën dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të zhvilluar me 19 shkurt, Astrit Shema u përball me fakte për deklarime kontradiktore dhe fshehje të llogarive të pagës së të birit dhe bashkëshortes. Analiza financiare e nxori gjyqtarin Shema me mungesë burimesh prej 5.2 milionë lekësh.

Kryetar të Gjykatës së Shkallës Parë Administrative, Vlorë, Astrit Shema në seancën dëgjimore i kundërshtoi gjetjet e KPK-s. Astrit Shema ka filluar punë në sistemin e drejtësisë që prej mesit të viteve 90, si gjyqtar e drejtues Gjykate në Përmet dhe më pas në Gjirokastër e prej vitit 2013 si Kryetar i Gjykatës Administrative të Vlorës.

Shema u hetua vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa kërkesat e tij për të rihapur hetimet për dy kriteret e tjera u rrëzuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet