Shkodër, bardheblutë akuzojnë policinë për dhunë

Dhunë pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Vllaznia. Klubi i tiranës ka publikuar një status në Facebook, sipas të cilit klubi bardheblu është dhunuar nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër. KF Tirana dënon publikisht dhunën fizike dhe verbale të ushtruar nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të policisë në Shkodër."Në përfundim të ndeshjes Vllaznia-Tirana, në ambientet e brendshme të stadiumit Loro Boriçi, policia ka përdorur shkopinj gome, kundër lojtarëve të Tiranës. Jo vetëm dhunë fizike por dhe dhunë verbale për një situatë të dalë nga konteksti sportiv prej tensionit artificial që policia krijoi. Debatet mes lojtarëve të dy skuadrave në përfundim të ndeshjes, brenda kufinjve sportiv, kanë sjellë më pas sjelljen e turpshme të policisë të cilën KF Tirana e denoncon publikisht."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet