Shkodër, zjarri prek pjesën e gjelbër të liqenit

Një zjarr i pa pritur është shfaqur në bregun lindor të Liqenit Shkodrës duke alarmuar banorët e zonës si dhe rojet mjedisore të Administratës së Zonave të Mbrojtura në këtë qark. Ndërhyrja e shpejtë e Rojeve Mjedisore bëri të mundur izolimi total i tij. Kjo administratë lëshon dhe një apel për banorët e zonave pranë pyjeve,për barinjtë apo të gjithë ata që kanë lidhje me ambientet e pyllëzuara,të tregojnë kujdes në këto ditë të nxehta dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në mjediset pyjore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet