Shkolla e policisë, 1905 persona kalojnë testin me shkrim

Policia e shtetit shpalli dje rezultatet e konkursit treditor për shkollën bazë të policisë. Nga 5020 konkurentë që iu nënshtruan testit me shkrim në Pallatin e Kongreseve, vetëm 1905 e kaluan atë. Testi përmbante 100 pyetje, secila me nga një pikë. Vetëm pas ndryshimit të kriterit të limitit të pikëve nga 70 në 45, u plotësua numri i aplikantëve për të kaluar në fazën e dytë të konkursit. Nëse limiti do të ishte 70 pikë, atëherë testin do ta kalonin vetëm 14 aplikantë. Në përfundim të fazave të testimit do të pranohen vetëm 300 aplikantë, për të vazhduar kursin e patrullës së përgjithshme. Sipas rregullave të përcaktuara, 90 konkurentë duhet ti përkasin gjinisë femërore dhe 6 persona duhet të jenë nga minoritetet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet