Shkollat në qytetin verior shqiptar po zbrazen, të rinjtë po rekrutohen nga bandat e drogës në Angli

Media britanike ‘The Telegraph’, ka bërë një shkrim kushtuar qytezës së vogël veriore shqiptare të Krumës, e cila sipas saj po zbrazet çdo ditë e më shumë nga të rinjtë.

Shkollat e pikturuara në të verdhë, në qytetin e Krumes ndoshta do të mbyllen brenda 5 vitesh, dy vite më parë kishin 100 nxënës por tashmë numri ka shkuar në 60.

“Çdo vit që pason ka një rënie të këtij numri dhe madje fëmijë në një moshë relativisht të vogël po largohen”, ka thënë drejtor i arsimit në këtë zonë, Elis Dibra.

Numërohen mijëra të rinj të cilët kanë braktisur qytetet në Veri të Shqipërisë për të mërguar drejt Mbretërisë së Bashkuar, shumë prej tyre punojnë në tregtinë e drogës, në bashkëpunim me bandat shqiptare, në Britani.

Djemtë nga Krume janë bosët e industrisë të kanabisit, në Angli! /tpz.al/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet