Shkon në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Mjeku ngre alarmin

Ka arritur në 100 numri i banorëve të helmuar në Bulqizë. Ndërsa priten analizat përfundimtare për të mësuar se çfarë e ka shkatuar helmimin e banorëve, mjeku Ramazan Ceni është i bindur se një situatë të tillë e ka shkaktuar uji. “Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”,- thotë ai.

Bulqi thotë se situata vijon të jetë shqetësuese, pasi vetëm sot janë paraqitur 6 raste të rjea, 2 fëmijë dhe 4 të rritur. Ndërsa mjeku Shahin Kaja, veç ujit të pijshëm thotë se mund të jetë shkaktare edhe ndonjë furrë buke, apo keqbërës. Ndërsa një prej pacientëve në spital thotë se ata janë prekur të gjjithë si familje nga helmimi. “Nuk e dimë çfarë kemi. Dyshojmë se nga uji ka ardhur”,- thotë kryefamiljari.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet