Shkon në tre numri i zyrtarëve të arrestuar të ARRSH pas aksidentit të Kavajës

Prokuroria ka nxjerrë urdhër arresti për zyrtarin e tretë të autoritetit rrugor shqiptar. Lekë Tushaj, drejtor i sigurisë dhe cilësisë në ARRSH, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, çka solli edhe aksidentin tragjik të dielën në Kavajë, ku humbën jetën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç si dhe u plagos nëna e tyre sëbashku me foshnjen 1 muajshe. Sipas të dhënave nga Prokuroria, shkak për aksidentin dyshohet se ka qënë pikërisht prishja e trafikndarëses dhe nëse siguria rrugore do të ishte më e lartë, pasojat e këtij aksidenti mund të ishin më të vogla. Nga hetimet rezulton se Lekë Tushaj, është personi që ka firmosur marrëveshjen në dorëzim të sigurisë së rrugës. Ndërkohë një dokumet i Agjencisë së prokurimit publik, i administruar nga Prokuroria, tregon se kompania që ka në pronësi pikën e karburantit pranë vendit ku ndodhi aksidenti, ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e segmentit rrugor. Kompani e cila është në gjyq për vendosjen ose jo të atyre parmakëve. Tushaj është zyrtari i tretë i arrestuar në lidhje me aksidentin e Kavajës, pas atij të drejtorit rajonal të ARRSHsë në Tiranë Bib Gjomakaj, si dhe drejtorit të drejtorisë juridike të ARRSHsë, Dritan Fejzo. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se mund të ketë dhe arrestime të tjera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet