Shoqëria Gener kërkon përgënjështrimin e akuzave të bëra nga Erion Veliaj

Shoqëria Gener ka kërkuar me anë të një deklarate për shtpy, përgënjeshtrimin e akuzave nga ana e kryebashkiakur Veliaj në lidhje me integritetin e shoqerisë dhe administratorit të saj duke pretenduar për lidhje me trupin gjykues dhe paligjshmëri për zhvillimin e projektit.

“Z. Veliaj me deklaratat e tij populiste dhe aspak te denja për peshën dhe seriozitetin që kerkon roli i të qënit qytetar i parë i kryeqytetit të vendit, ndikon haptazi mbi pavarësine e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, ai dëmton seriozisht imazhin publik të kompanisë Gener 2 para partnerëve kombëtare dhe ndërkombëtare duke cënuar interesat tona komerciale, në një kohë kur Gener 2, është një kompani me një histori 20-vjecare, që ka të punësuar 964 individë. Fatkeqësisht, Z. Veliaj nuk e kupton se përtej interesave të tij klienteliste, mënyra joligjore që ai zgjedh të ndërhyjë dëmton imazhin e vendit tonë, duke thelluar përshtypjen të investitorët e huaj dhe vendas se të bësh biznes në Shqiperi është një llotari dhe se ndarja e pushteteve funksionon vetëm kur është në interes të qeverisë”, shkruhet në pjesën e parë të deklaratës.

Gjithashtu kompania i kërkon Z. Veliaj si përfaqësues i Bashkisë Tiranë, institucion i cili vetë ka miratuar disa herë projektin tek Diga e Liqenit të distancohet nga interesat klienteliste dhe të lejojë organet kompente të marrin vendimet e tyre në bazë të ligjit dhe fakteve. Gener 2 i rikujton Z. Veliaj se ky Projekt është zhvilluar në Pronë Private, jo Park, jo Zonë e gjelbër, jo Zonë Sportive, por zonë e miratuar për ndërtim nga Bashkia Tiranë, e kryesuar nga ish Kryetari i saj, Z. Edi Rama.

Deklarata mbyllet me fjalët se kompania Gener 2 i ka respektuar institucionet shtetërore dhe dhe vazhdoj pa bëjë këtë këtë pa asnjë kompromis. Kjo deklarat Deklarata ana ana e shoqërisë, pasi prononcimeve të shumta në media të kryetarit të Bashkisë Tiranë mbi kompaninë në fjalë.

Kjo deklaratë ka ardhur, pasi Erion Veliaj ka ftuar mëngjesin e sotëm qytetarët në protestë e nesërme. “Në digën e liqenit është dhënë leje për 5 pallate. Bashkia e Tiranës ka vendosur që në gjyqin që zhvillohet nesër të respektojmë vendimin e Komitetit të Digave që kundërshton këtë leje”, tha Veliaj, pas kësaj thirrjeje ka ardhur edhe reagimi nga shoqëria.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet