Shpallen fituesit për degën e infermierisë në Tiranë

Pas përfundimit të të gjitha fazave të testimit dhe procesit të ankimimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli listën përfundimtare të kandidatëve fitues që konkurruan për vendet e lira të punës për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës.

Nga 523 kandidatë që kaluan fazën e parë dhe hynë në testimin me shkrim, 342 prej tyre janë shpallur fitues, duke kaluar pragun prej 40 pikësh të parashikuar në rregulloren e konkurrimit.

342 kandidatë fitues do të thirren menjëherë nga komisioni i testimit, duke ju bërë me dije 139 vendet e lira të punës që janë aktualisht në spitale dhe qendra shëndetësore të qarkut të Tiranës. Sakaq, kandidatët do të përzgjedhin sipas rendit fitues vendin e punës që preferojnë.

Pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për tu punësuar për çdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore të qarkut të Tiranës.

Lista e fituesve të qarkut të Tiranës, do të pasohet në ditët në vijim me listat e fituesve sipas qarqeve: Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet