Shpërblime për policët e dalluar

TIRANE - Për këtë fundvit rriten rrogat e policëve më të dalluar. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar një shumë prej 98 milionë e 400 katërqind mijë që do merret nga fondi i pagave dhe ka vendosur që masa e shpërblimit të jetë deri në 2 paga mujore. Qeveria nuk ka marrë ende një vendim për shpërblimet e pensionistëve apo punonjësve të dalluar të administratës, siç paralajmëroi kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe. U miratuan proçedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, po ashtu është miratuar vendimi për shpronësimet që preken nga rikonstruksioni i rrugëve të bllokut 59 që kufizohet nga bulevardi “Bajram Curri, rruga “Ali Demi” dhe rruga e “Planit rregullues”, në Bashkinë e Tiranës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet